Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Prishtina njoftohet me humbjen

BOROZANI/ Erdis Driza/ Arkiv

Prishtina njoftohet me humbjen


12 November, 2014 @20:37

Seria prej 11 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat e këtij stinori të Sigal Prishtinës, ka përfunduar.

Skuadra maqedonase, Kozuv, ia ka shkaktuar humbjen e parë për sivjet prishtinasve, duke i mposhtur me rezultat 93-78.

Prishtina ishte rival i barabartë me maqedonasit vetëm në çerekun e parë, të cilën e përfunduan megjithatë në disavantazh prej 2 pikëve, 22-20.

Më pas, çdo minutë e kaluar në ndeshje e thellonte epërsinë e vendasve, duke arritur epërsinë më të thellë në çerekun e katërt, kur rezultat kishte dallim prej 18 pikësh, 84-66 dhe 86-68.

Dardan Berisha përsëri ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 34 pikë të shënuara, prej tyre gjashtë trepikësha, mirëpo me një përqindje të dobët të efikasitetit nga loja (38%). Lojë të mirë tregoi edhe qendra Edin Bavcic që realizoi 19 pikë e 15 kërcime, kurse te pala fituese u dalluan Drasko Albijanic dhe Miladin Pekovic, që e përmbyllën takimin me nga 16 pikë.

Me këtë fitore, Kozuv tani bëhet skuadra e vetme pa humbje në grup, mirëpo Sigal Prishtina vazhdon ta mbaj kreun pasi ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se sa ekipi nga Gjevgjelia.

Rezultatet dhe tabela aktuale.

 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League