BLACK MAMBA

Rekord i zi nga Kobe
12 November, 2014 @13:36
Njëri ndër super yjet e NBA-së, Kobe Bryant, karriera e të cilit është e stërmbushur me suksese e rekorde personale, dje në ndeshjen kundër Memphis Grizzlies, arriti një rekord jo të mirë.
Black Mamba, tani është lojtari që ka më së shumti huqje shutash në histori të NBA-së, i cili e kaloi lojtarin John Havlicek, me 13.420 huqje në 1252 ndeshje.
Krahas huqjeve, Kobe Bryant, i cili është kthyer nga një lëndim tepër i rëndë, është duke shkëlqyer, por skuadra e tij, Los Angeles Lakers, të njejtin shkëlqim nuk është duke treguar dhe gjenden në fund të tabelës, në Konferencën Perëndimore, me 6 humbje e vetëm një fitore.
Lista e lojtarëve me më së shumti huqje:
1 | Kobe Bryant | 13.420 huqje | 1252 ndeshje | |
2 | John Havlicek | 13.417 huqje | 1270 ndeshje | |
3 | Elvin Hayes | 13.296 huqje | 1303 ndeshje | |
4 | Karl Malone | 12.682 huqje | 1476 ndeshje | |
5 | Kareem Abdul Jabbar | 12.470 huqje | 1560 ndeshje | |
6 | Michael Jordan | 12.345 huqje | 1072 ndeshje | |
7 | Dominique Wilkins | 11.626 huqje | 1074 ndeshje | |
8 | Elgin Baylor | 11.478 huqje | 846 ndeshje | |
9 | Allen Iverson | 11.439 huqje | 914 ndeshje | |
10 | Wilt Chamberlain | 10.816 huqje | 1045 ndeshje | |
11 | Vince Carter | 10.657 huqje | 1155 ndeshje | |
12 | Kevin Garnett | 10.442 huqje | 1383 ndeshje | |
13 | Dirk Nowitzki | 10.393 huqje | 1196 ndeshje | |
14 | Ray Allen | 10.388 huqje | 1300 ndeshje | |
15 | Alex English | 10.377 huqje | 1193 ndeshje |