SHKUAN VËLLEZËRIT

Edhe Peja largon Marojevicin
12 November, 2014 @23:20
Vëllezërve malazias, Marojevic, kjo javë nuk do t’iu kujtohet për të mirë.
Së pari, qendra e Bashkimit, Dragomir Marojevic, u lirua nga ekipi prizrenas për shkak të pakënaqësisë me lojën e tij.
Së dyti, vëllau binjak i tij që luante për Pejën, Radomir, u largua nga Peja.
“Me marrëveshje të dyanshme klubi dhe lojtari Radomir Marojevic kanë shkëputur kontratën. Ne si klub i dëshirojmë fat dhe sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme dhe e falenderojmë për korrektësi dhe kontributin e tij gjatë qëndrimit në klubin tonë,” shkruan në njoftimin e botuar të klubit pejan lidhur me lirimin e lojtarit në fjalë.
Asnjëri nga vëllezërit nuk ka arritur të impresionojë me angazhimet e tyre në ciklin e parë të Superligës, prej 7 ndeshjeve dhe me këtë janë përshëndetur nga basketbolli kosovar.