KAMPIONI
Bashkimi merr ish-trajnerin e Prishtinës
28 January, 2019 @17:51
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi, arriti marrëveshje me ish-trajnerin e Prishtinës.
Jeronimo Sarin, do të jetë në krye të Bashkimit.
Trajneri 44 vjeç, ishte pjesë e Prishtinës në stinorin 2016/17, derisa para Prishtinës kishte një përvojë gjashtë vjeçare te skuadra Sibenik.
Në dy javët e fundit dhe në fitoren këndellëse për ekipin, portokallezinjtë u drejtuan nga ndihmëstrajneri Vigan Maloku.
Bashkimi së fundi e kishte larguar trajnerin Krunoslav Krajnovic, kurse aktualisht ka bilanc prej 8 fitoreve e 8 humbjeve në Superligë.