PEJA - BASHKIMI
BOROZANI / A.P
Bashkimi pa probleme ndaj Pejës
6 April, 2018 @20:39
Pas kualifikimit historik në Final Four-in e BIBL-së, Bashkimi ka shënuar fitore edhe në takimin e sontëm ndaj Pejës në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Përveç çerekut të parë, i cili ishte më i barabartë, pjesa tjetër e ndeshjes kaloi pa probleme për prizrenasit, të cilët këtë përballje e mbyllën me fitore 68-102.
Më i dalluari te pejanët sonte ishte Beqë Kovaqi me 22 pikë, 9 kërcime e 8 asistime, kurse te prizrenasit 7 lojtarë të ndryshëm shënuan pikë dyshifrore, ndërsa prej tyre më së shumti shënoi Edmond Kryeziu, gjithsej 18 pikë.
Për t’u veçuar janë paraqitjet e Aaron Moss, i cili realizoi triple-double me 10 pikë, 12 kërcime e 13 asistime dhe Altin Morinës, i cili realizoi double-double me 13 pikë, 12 kërcime e 8 asistime.
Me këtë fitore bilanci i Bashkimit tashmë shkon në 21-5, kurse Peja aktualisht ka bilanc 6-20.