TOP 10 PERFORMANCES

Carter i Boreas, lojtari i xhiros XXV në TOP 10
5 April, 2018 @22:36
Basketbollisti amerikan i Boreas, CJ Carter, për herë të parë këtë stinor ka marrë epitetin e lojtarit më të mirë të javës në kuadër të TOP 10-shes javore që e nxjerr eurobasket.com.
Carter ka qenë ndër më meritorët në fitoren e Boreas ndaj Kerasanit, që ka qenë derbi i pjesës së poshtme të klasifikimit të Superligës, duke shënuar 37 pikë e 10 asistime në fitoren e ekipit.
Pas Carterit, në vend të dytë të TOP 10-shes është renditur bashkëlojtari i tij, Blendi Matoshi, që ka përfunduar të njejtën ndeshje me triple-double, 21 pikë, 11 kërcime e 12 asistime.
I treti në TOP 10 është renditur Granit Rugova, që ka pasur performancë 32 pikëshe, duke qenë më i miri i Sigal Prishtinës në fitore ndaj Trepçës.
E tërë lista e TOP 10-shes, në tabelën e mëposhtme.
TOP 10 performancat e xhiros XXV:
1 | C J Carter | Borea | ||
2 | Blendi MATOSHI | Borea | ||
3 | Granit RUGOVA | Sigal Prishtina | ||
4 | Mark WILLIAMS | Rahoveci | ||
5 | Beqë KOVAÇI | Peja | ||
6 | Alexis WANGMENE | Ylli | ||
7 | Tyler DEIHL | Rahoveci | ||
8 | Muhamed HASANI | Rahoveci | ||
9 | Samir ZEKIQI | Trepça | ||
10 | Filip BUNDOVIC | Sigal Prishtina |