LIPJANI - KALAJA

Lipjani bindshëm ndaj Kalasë
4 April, 2018 @23:22
Lipjani e mposhti Kalanë me rezultat 91-68, dhe i duhet vetëm edhe një fitore për ta përfunduar stinorin e rregullt në vend të parë.
Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, derisa më të dalluarit te ndeshja për Lipjanin ishin, Ardit Pepaj me 30 pikë e 8 kërcime, Fazli Vitia 15 pikë e 6 kërcime dhe Granit Ejupi me double-double (12 pikë e 12 kërcime), ndërsa Fisnik Juniku në këtë ndeshje luajti me 17 asistime.
Te Kalaja më të mirët ishin, Xavier Newson me 16 pikë, Edmond Kryeziu me 15 pikë dhe Ujkan Karanezi me 11 pikë të tjera.
Kalaja matematikisht e siguroi pozitën e tretë.
Lipjani në xhiron e fundit do të përballet me Dritën në Gjilan, derisa Kalaja në Prizren me Vushtrrinë.