MEGASPORTS - DRITA
BOROZANI/ A.P
Megasports bie nga liga, Drita afër Play Offit
4 April, 2018 @23:12
Skuadra gjilanese Drita, duke e mposhtur Megasportsin në Prizren me rezultat 59-75, është afruar edhe një hap drejt Play Offit, por edhe ia shuan shpresat e Megasportsit për të mbijetuar në Ligë të Parë.
Skuadra prizrenase arriti t’i dalë ballë Dritës vetëm dy çerekët e parë, derisa më pas Drita e kontrolloi ndeshjen deri në fund.
Drita për ta siguruar Play Offin, është duke e pritur humbjen e Vushtrrisë kundër Vëllaznimit që do të luhet nesër, derisa Megasportsi një javë para përfundimit të stinorit të rregullt matematikisht ka rënë nga Liga e Parë.