ASEN NIKOLOV

Foto: balkanleague.net
Bashkimi na ndëshkoi për çdo gabim
4 April, 2018 @21:33
Trajneri i ekipit nga Pllovdivi Akademik Bultex, Asen Nikolov, në deklaratën e tij pas ndeshjes, ku ekipi i tij nuk arriti Final Fourin, është shprehur që portokallezinjtë kanë dënuar ata për gabimet e bëra.
“Ne kemi pasur rast që të ngrisim epërsinë dhe kemi bërë disa gabime, ku Bashkimi na ndëshkoi dhe me meritë shkoi përpara,” ka thënë fillimisht Nikolov.
“Lojtarët kishin dëshirë, por me besoj që presioni në disa momente ka qenë tepër i lartë te ata dhe ka ndikuar në lojën e tyre. Asnjëherë nuk kam parë që ekipi të bëj gabime të tilla. E Bashkimi ka ndëshkuar thuajse të gjitha gabimet tona, 24 pikë më duket i shënuan nga topat tanë të humbur,” ka përfunduar trajneri 43 vjeçar i Akademikut.
Bashkimi kishte mposhtur Akademikun 94-81 në ndeshjen e parë të luajtur në Prizren, ndërsa sonte Akademiku mposhti Bashkimin 94-86 dhe duke llogaritur rezultatin e përgjithshëm, ekipi prizrenas ka siguruar Final Fourin e BIBL për herë të parë në histori të klubit.