CELTICS

‘Kokëdhimbje’ për Bostonin, Irving mbyll sezonin
5 April, 2018 @22:39
Një sezon që filloi fuqishëm, pritet të mbyllet jo siç pritej për Bostonin.
Ylli kryesor i skuadrës, Kyrie Irving, është i detyruar të operohet në gjurin e majtë dhe për rikuperim ka nevojë për 4-5 muaj kohë, që për të nënkupton mungesë në Play Off-in e sivjetëm në NBA.
Përveç tij, Bostoni në Play Off pritet të jetë edhe pa basketbollistin Gordon Hayward, i cili ishte lënduar në ndeshjen e parë të sezonit dhe gjasat e tij për një rikthim në Play Off janë tepër të vogla.
Me lëndime vazhdimisht po ballafaqohet edhe Marcus Smart, duke i komplikuar edhe më tepër punët e ‘keltëve’ drejt përmbushjes së synimeve sezonale.