NË SEZAI SURROI
Bashkimi pranë fitores së radhës
25 November, 2016 @20:02
Bashkimi ka arritur që të përfundojë pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës, ndaj Kerasan Prishtinës, me diferencë të konsiderueshme.
Ekipi prizrenas ka fituar çerekun e parë me 9 pikë dallim, ku Kerasani është treguar mjaft, 22-13.
Ndërsa në çerekun e dytë portokallezinjtë duke marrë parasysh se kundërshtari po lufton, ka ndezur mirë motorët për të shënuar mbi 40 pikë në dhjetëminutëshin e dytë për të përfunduar atë, 41-21 dhe në total pjesën e parë, 63-34.
Më efikasi në pjesë të parë te ekipi prizrenas ka qenë Kejuan Johnson me 14 pikë të shënuara, derisa edhe tre lojtarë tjerë kanë shënuar pikë dyshifrore: Imer Tahiri 13, Mikaile Tmusic 10 dhe Edmond Kryeziu 10 të tjera.