NËPËR GRUPE
Shorti i Kupës dhe ndeshjet e rrethit të dytë
25 November, 2016 @11:54
Në zyret e FBK-së është tërhequr shorti i Kupës së Kosovës për basketboll, që i ka përfshirë edhe ekipet e Superligës dhe ato që kanë kaluar rrethin e parë të Kupës.
Kështu, sikurse në stinorët paraprakë, katërshja e madhe është ndarë në grupe të veçanta, duke iu shtuar nga një ekip.
Ndeshjet e grupeve luhen në sistem eliminimi, i pari me të katërtin dhe i dyti me të tretin.
Në finalen grupore takohen fituesit e ndeshjeve të para dhe aty, përcaktohet fituesi i grupit që njëkohësisht bëhet pjesëmarrës i Final Fourit të Kupës së Kosovës.
GRUPET E KUPËS SË KOSOVËS
1 | GRUPI A | 1. KB Trepça: 2. KB Lipjani; 3. KB Rahoveci dhe 4. KB Kalaja. | ||
2 | GRUPI B | 1. KB Bashkimi; 2. KB Vushtrria; 3. KB Megasports dhe 4. KB Newborn Prishtina. | ||
3 | GRUPI C | 1. KB Peja; 2. KB Vitia; 3. KB Drita dhe 4. KB Vëllaznimi. | ||
4 | GRUPI D | 1. KB Sigal Prishtina; 2. KB Kerasan Prishtina dhe 3. KB Golden Eagle Ylli. |
Ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës, 6/7 dhjetor 2016:
1 | GRUPI A | 1. KB Trepça - KB Kalaja; 2. KB Lipjani - KB Rahoveci | Fituesi 1 - Fituesi 2 | Fituesi i Grupit A në Final Four |
2 | GRUPI B | 1. KB Bashkimi - KB Newborn Prishtina; 2. KB Vushtrria - KB Megasports | Fituesi 1 - Fituesi 2 | Fituesi i Grupit B në Final Four |
3 | GRUPI C | 1. KB Peja - KB Vëllaznimi; 2. KB Vitia - KB Drita | Fituesi 1 - Fituesi 2 | Fituesi i Grupit C në Final Four |
4 | GRUPI D | 2. KB Kerasan Prishtina - KB Golden Eagle Ylli. 1. KB Sigal Prishtina kalon në xhiron e tretë. | Fituesi 1 - Fituesi 2 | Fituesi i Grupit D në Final Four |