VËLLEZËRIT BIRAJ

BOROZANI/ Arkiv
Dënohet kapiteni i Bashkimit
24 November, 2016 @9:32
Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, është suspenduar për një ndeshje moslojë nga Federata e Basketbollit të Kosovës, për shkak të konfrontit me shikues dhe thyerjes së mburojës së bankës për lojtarë rezervë.
Për më tepër, Biraj është gjobitur edhe me 300 euro nga Komesari i Garave për këtë gjest.
Bashkë me kapitenin, i njejti suspendim dhe e njejta gjobë i është shkruar edhe vëllaut të tij, Albionit.
“Qëndrim Biraj dhe Albion Biraj janë paraqitur nga personat zyrtarë të ndeshjes për shkak të konfrontimit të tyre me shikues dhe thyerjes së mburojës së bankës për lojtarë rezervë. Për këtë Qëndrim Biraj dhe Albion Biraj dënohen konform Nenit 50.4 të Propozicioneve të Garave me nga 300 euro dhe me nga një ndeshje moslojë në garat e organizuara nga FBK,” - ka shkruar njoftimi i KG-së botuar mbrëmë.
Akti për të cilën kanë marrë këtë dënim dyshja në fjalë ka ndodhur në ndeshjen e fundit të Superligës, ku Bashkimi përjetoi humbjen e parë të stinorit nga Sigal Prishtina.