STEFANOV
Trajneri i Kozuvit: Mbrojtja vendosi fituesin
23 November, 2016 @15:07
Trajneri i Kozuvit, Vrbica Stefanov, pas humbjes nga Bashkimi mbrëmë në BIBL ka thënë se mbrojtja vendosi fituesin e ndeshjes.
“E uroj Bashkimin për fitore, ne luftuam deri në fund, por nuk ia arritëm. Mund të them se mbrojtja vendosi fituesin e ndeshjes,” ka thënë ai për faqen zyrtarë të BIBL.
Kozuv përjetoi humbjen e katërt të stinorit në BIBL dhe tash ka bilanc 1-4 pas 5 xhirove. Bashkimi gjithashtu ka bilanc të njejtë.