TEAM OF THE WEEK 8
Ekipi i xhiros VIII në Superligë
23 November, 2016 @13:32
Vetëm basketbollisti i Rahovecit, Valon Bunjaku, nga vendorët ka arritur të futet në ekipin e javës të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës përzgjedhur nga Borozani.com.
Bunjaku që përfundoi ndeshjen ndaj Kerasanit me 31 pikë, 3 kërcime e 3 asistime, ka mbajtur ekipin e tij në lojë për të fituar në fund ndeshjen përmes treshes së Mustafë Merovcit.
Në pozitat tjera të pesëshes së javës kanë gjetur vend, LaMarcus Reed i Pejës, Kejuan Johnson i Bashkimit dhe dyshja e Prishtinës Bojan Trajkovski e M. J. Rhett, këta dy të fundit me double-double, që kanë qenë më meritorët për fitoren e bardhekaltërve në derbin e xhiros së tetë.