MINATORI PRET TIRANËN
Trepça e pamposhtur me trajnerin e ri, pret Tiranën
23 November, 2016 @9:07
Skuadra e Trepçës, që ka shënuar fitore në ndeshjet e deritashme të drejtuara nga trajneri i ri i saj, Dimitris Papadopoulos, pret nesër Tiranën në Mitrovicë.
Ekipi gjelbërezi në “Minatori” do të kërkojë fitoren e dytë me radhë dhe të tretën në total në Grupin B të ligës ballkanike, ku është duke debutuar këtë stinor, ashtu sikurse Tirana.
TABELA AKTUALE E GRUPEVE NË BIBL
SK Tirana në anën tjetër, ka deri tash vetëm një fitore dhe atë pikërisht ndaj Trepçës, të arritur në xhiron e parë të stinorit. Tiranasit gjithashtu kanë ndërruar trajnerin. Ata larguan Slobodan Petrovskin maqedon dhe morrën malaziasin Nikola Milatovic.
Aktualisht, Trepça ka bilanc 2-2 në Grupin B të BIBL, ndërsa Tirana 1-3.
Me një fitore potenciale, ekipi mitrovicas do të shtojë gjasat për kualifikim në fazën tjetër të BIBL.
Ndeshja zhvillohet nesër mbrëma me fillim në ora 19, ndërsa do të gjykohet nga referët: Marius Ciulin, Haris Bijedic dhe Flroin Grigoras.