PRISHTINA - ENISEY
Prishtina përshëndetet me fitore
23 November, 2016 @20:11
Në ndeshjen e fundit të tyre në kuadër të FIBA Europe Cup për sivjet, Prishtina shënoi fitore ndaj skuadrës së Eniseyt.
Skuadra nga kryeqyteti zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, ndërsa rezultati përfundimtar i takimit ishte 87-80.
Pas pjesës së parë në disvantazh, ishin dy çerekët e fundit ata që e mundësuan fitoren e Prishtinës, me skuadrën bardhekaltër që ishte nën udhëheqjen e dyshes Andrew Lawrence e Malcolm Rhett, të cilët së bashku shënuan 39 pikë. Lawrence e mbylli me 24 pikë e 4 asistime, ndërsa Rhett pati 15 pikë e 8 kërcime.
Paraqitje të mirë zhvilluan edhe Jabarie Hinds me 14 pikë, 5 kërcime e 3 asistime dhe Drilon Hajrizi me 13 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.
Tek rusët e Eniseyt u dalluan Pichkurov me 19 pikë dhe Trushkin me 16.
Të eliminuar nga FIBA Europe Cup përkundër fitores sonte, Prishtina synimet e sezonit i vazhdon në BIBL e në Superligën e Kosovës.