Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPTOHEN DËNIMET

Bashkimit 1050€ dënime, dënohen edhe Biraj e Tmusic

Foto nga ndeshja Bashkimi-Trepça/ Foto: KBTrepça/ fb

Bashkimit 1050€ dënime, dënohen edhe Biraj e Tmusic


2 March, 2023 @22:34

Klubi i Bashkimit të Prizrenit është dënuar në total me 1050 euro dënime nga KG i FBK-së pas incidentit në ndeshjen që e humbën ndaj Trepçës në xhiron e kaluar të Superligës.

Ndeshja ishte ndërprerë për rreth një orë, pasi që shikuesit kishin filluar të gjuajnë pos tjerash edhe me karrige në drejtim të parketit duke tentuar lojtarët mysafir, pas një provokimi të ardhur nga Mikaile Tmusic. Ky i fundit bashkë me Qëndrim Birajn, për shkak të gabimit diskualifikues janë dënuar me nga 300 euro.

Erjon Kastrati  w ball @ Trepça

Bashkimi është dënuar për shkeljet e neneve 50.5, 49.7 dhe 49.4 të PG-së, përkatësisht 50, 400 dhe 600 euro.

Në përshkrimin e sjelljes së akterëve të ndeshjes, në raport është shkruar: Skuadra A (KB Bashkimi) - fer dhe korrekt, pos lojtarit Qëndrim Biraj, gabim diskualifikues. Skuadra B (Trepça) - fer dhe korrekt, pos lojtarit Mikaile Tmusic, që shqelmon karrigen dhe pas daljes nga banka futet në parket dhe provokon tifozët vendas dhe diskualifikohet.

Bashkimi vs Trepça

Ndërsa në sjelljet e shikuesve në raport shkruan: Tifozët e Bashkimit nuk kanë respektuar himnin e Kosovës. Në çerek të dytë fyejnë në kor ekipin mysafir. Pas vërejtje nuk pati sharje. Në 2’19’’ para përfundimit të ndeshjes Tmusic provokon tifozërinë e Bashkimit, ku këta të fundit gjuajnë drejt lojtarit me gjëra të forta (karrige, shishe plastike, shkrepëse) dhe palestra është zbrazur.

Në përgjithësi, pos kësaj ndeshjeje nuk është vërejtur ndonjë incident tjetër në duelet tjera, derisa dënimet janë kryesisht për reagime, gabime teknike ku radhazi janë dënuar: KB Ylli 200 euro, Edmond Kryeziu (Rahoveci) 50 euro, Jordan Harris (Vëllaznimi) 50 euro, KB Trepça 150 euro (dy teknike bankës) dhe Curtis Jones (Bashkimi) 50 euro.


 
Të gjitha lajmet nga