NGA KONFERENCA

Foto: KFLlapi/fb
Batatina: Të motivuar, sepse kemi eliminuar më të fortit për të arritur këtu
25 May, 2022 @15:47
Tahir Batatina, trajner i Llapit, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme finale të Kupës së Kosovës në futboll, ka bërë të ditur se ekipi i tij është i motivuar për të fituar/mbrojtur trofeun.
Llapi është fitues i fundit i Kupës së Kosovës, kur mposhtën Dukagjinin e Klinës në edicionin e kaluar aty dhe kështu morën Kupën e parë të Kosovës në histori të klubit.
“Grupi ynë është në formë të duhur dhe gjithë skuadra është e gatshme të japë maksimumin në këtë ndeshje. Ne kemi arritur në finale duke eliminuar ekipet më të forta, që është një motiv i madh për mua. Me plotë meritë jemi këtu,” ka thënë ndër të tjera trajneri i Llapit.
Derisa Drita Kupën e Kosovës e ka fituar në vitin 2001, Llapi e ka fituar në 2021.
Finalja e Kupës së Kosovës Drita-Llapi luhet nesër mbrëma në Fadil Vokrri të Prishtinës.