Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIRIGJENTI I ZVICRËS

BBC Sport për Granit Xhakën: Sezoni gati perfekt po vazhon

Fotot: natimen/ fb

BBC Sport për Granit Xhakën: Sezoni gati perfekt po vazhon


2 July, 2024 @11:19

Ky stinor nuk do të mund të shkonte më mirë për Granit Xhakën. Pas triumfit ndaj Italisë në të tetën e finales, Zvicra tash ka mundësinë perfekte për të arritur suksesin e radhës në EURO 2024.

Pas stinorit të kaluar pa humbje në Bundesligë me Bayer Leverkusenin - që rezultoi me titullin e parë të kampionit për ekipin në historinë 120 vjeçare - ai arriti në evropian me vetëbesim shumë të madh.

Ai la gjurmë në evropian që në fazën grupore, duke u shpallë edhe lojtari më i mirë i ndeshjes në duelin hapës ndaj Hungarisë të cilën Zvicra e fitoi dhe në atë vendimtar për pozitë në renditje të Grupit A, ndaj Gjermanisë në barazim.

Xhaka orkestroi performancën briliante të mesfushës zvicerane, në eliminim të kampionit aktual të Evropës, Italisë, për të siguruar çerekfinalen dhe të dërgojë Zvicrën në 8 kombëtaret më të mira të Evropës. Pritjet janë të mëdha nga zviceranët për këtë gjeneratë.

“Suksesi sjell vetëbesimin. Ka qenë sfidë e rëndësishme - ajo që e përjetova këtë stinor me Bayer Leverkusenin,” tha Xhaka para EUROs. “Kënaqësi është të punosh këtu për çdo ditë si futbollist. Nuk ka qenë stinor perfekt sepse nuk e fituam finalen e Ligës së Evropës. Por sfida në EURO është sfidë tjetër dhe do të shikojmë sa larg do të shkojmë.”


 
Të gjitha lajmet nga