DRITA

BOROZANI/ Erdis Driza
Befasojmë me shpejtësi!
7 March, 2013 @12:47
Basketbollistët e Dritës kanë arritur të shënojë një fitore tejet të rëndësishme për ata në ndeshje ndaj Vëllaznimit si mysafir, 79-82 Borozani.com
Fitorja me vetëm tre pikë epërsi ka qenë e mjaftueshme që Drita t’i arkëtoj dy pikë të reja dhe të dalë në epërsi ndaj Vëllaznimit në ndeshjet e ndërsjella në 2-1.
Njëri ndër basketbollistët amerikan të Dritës, Craig Blackmon, ka thënë se është i stërkënaqur me skuadrën e tij pas fitores së rëndësishme të arritur dje.
Njëkohësisht kjo ka qenë fitorja e parë e tyre në stinorin pranveror.
“Jam shumë i lumtur me fitoren e parë të pjesës së dytë të stinorit. Jemi pak ekip më i ndryshëm sesa në vjeshtë, por po i befasojmë kundërshtarët me shpejtësinë tonë,” ka thënë Blackmon ekskluzivisht për Borozanin.
“Jam gjithashtu tejet i kënaqur me trajnerin dhe skuadrën. Mendoj se duhet të vazhdojmë të luajmë fortë sikur dje, në çdo ndeshje,” ka përfunduar ai.
Drita tash ka katër fitore krahas 13 humbjeve sikurse Vëllaznimi, por ka një pikë më pak për shkak të humbjes me rezultat zyrtar në ndeshjen ndaj RTV 21-shit në xhiron e katërt të BKT Superligës. Drita në fundjavë do të ndeshet me RTV 21-shin në Prishtinë.
STATISTIKAT E DRITËS DJE NDAJ VËLLAZNIMIT:
1 | Craig Blackmon | 30 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Obinna Agomo | 23 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
3 | Arian Memeti | 12 pikë | 8 kërcime | 1 bllok |
4 | Driton Sylejmani | 8 pikë | 5 kërcime | |
5 | Brandon Shingles | 4 pikë | 7 kërcime | 5 asistime |
6 | Adem Dushica | 4 pikë | 1 asistim | |
7 | Burim Aliu | 1 pikë | 1 asistim |