REFERIMI PËR NDESHJET E SOTME

Gjyqtari Mervan Bejtullahu gjatë një ndeshjeje në Superligë/ Foto nga arkivi. TOPSPORTI/ A. P.
Bejtullahu e Shala sot ndajnë drejtësinë
6 March, 2021 @10:30
Dy duelet e ditës që do të zhvillohen në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll sot, Prishtina - Llapi dhe Gjilani - Arbëria, kanë kuptuar katërshen e referëve që do të ndajnë drejtësinë në lojë.
Kështu, përballja që do të zhvillohet në Fadil Vokrri në mes të Prishtinës dhe Llapit si gjyqtar kryesor do ta ketë Mervan Bejtullahun, ndërsa asistentë të tij do të jenë Elvis Bicaj dhe Fatlum Jashari, derisa i katërti do të jetë Erdall Zasella.
Në anën tjetër, në stadiumin e Gjilanit me bar sintetik, në ndeshjen Gjilani - Arbëria gjyqtar kryesor do të jetë Alban Shala dhe do të ndihmohet prej Lumturije Muhadrit dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa i katërti do të jetë Arben Halilaj.