SUPERLIGA ZVICERANE
Benjamin Kololli e Toni Domgjoni në ekipin e javës të Superligës zvicerane
9 November, 2020 @14:04
Futbollistët e Zurichut me origjinë nga Kosova të lindur jashtë vendit, Benjamin Kololli dhe Toni Domgjoni - janë përzgjedhur në ekipin e javës të Superligës zvicerane nga Sportali zviceran.
Skuadra e dyshes, Zurich mposhti 2-0 Luzernin në fundjavë ndërsa reprezentuesi i Kosovës Kololli shënoi një gol nga penalltia dhe nxorri një penallti tjetër për skuadrën që solli fitoren e ekipit.
Domgjoni 22-vjeçar në anën tjetër, ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme duke luajtur me vetëm një pasim të gabuar gjatë ndeshjes si dhe duke kontribuar në daljet e ekipit në sulm - për të cilin ka marrë vlerësim për të qenë pjesë e 11-shes së javës.
Domgjoni është paraqitur në të gjitha kategoritë e seleksionit zviceran përveç seniorëve, pasi që ka qenë pjesë e Zvicrës U17, U19 dhe U21. Ai ende ka gjasa të jetë pjesë e seniorëve të Kosovës.