REAL MADRID 3-1 ATALANTA

Benzema e Ramos lehtësojnë kalimin e Realit
16 March, 2021 @23:00
Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, ka shënuar në pjesë të parë të ndeshjes, për t’ia vështirësuar shpresat Atalantës në lojë.
Ndërsa në pjesë të dytë, penalltia e Sergio Ramosit i ka dhënë fund gjithçkaje. Real Madrid ka mposhtur 3-1 [Benzema 34, Ramos 60p. Asensio 84 - Muriel 83] Atalantën, për të siguruar çerekfinalen.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali, kishte përfunduar me rezultat 0-1 në të mirë të madrilenëve dhe djelmoshat e Zinedine Zidane u përkujdesën që t’ia prejnë shpresat italianëve, duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes në golin e parë dhe pas kësaj më - gjithçka shkoi lehtë.
Te Atalanta përgjatë 90-minutave në fushë ishte Berat Djimsiti.