VIDEO

Berisha me gol dhe asist për fitoren e Salzburgut
25 April, 2021 @16:23
Mërgim Berisha nuk e ka kaluar bosh as këtë javë në kampionatin austriak.
Sulmuesi i spikatur i Salzburgut, ka shënuar gol dhe asist në fitoren e skuadrës së tij, e cila e mposhti në udhëtim Wolfsbergerin me rezultat 1-2.
Berisha së pari asistoi në minutën 13’ për golin e parë që u shënua nga Patson Daka, ndërsa më pas në minutën 48’ e përcaktoi rezultatin final duke shënuar për 1-2.
Për Berishën ky ishte goli i 11-të në kampionat.
GOL! 48' Mërgim Berisha, Wolfsberger-Salzburg 1-2pic.twitter.com/qRW941Rzrf
— TopSporti (@topsportinews) April 25, 2021