NUMRAT
Berisha, Nuhiu e Avdijaj zgjedhin numrat e fanellës
23 March, 2017 @16:35
Tre përforcimet e reja të përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj, kanë zgjedhur numrat që do t’i bartin në fanellat e tyre.
Kështu, Besarti do ta ketë fanellën me numër 8, Nuhiu fanellën me numër 21, ndërsa Avdijaj do ta ketë fanellën me numër 11.
Që të tre këta futbollistë presin të debutojnë nesër në përballjen ndaj Islandës.