MENDURIM HOTI
Hoti shpreson në rezultat pozitiv
Teksti: FFK
22 March, 2017 @21:45
Sulmuesi Mendurim Hoti shpreson në paraqitje të mirë në ndeshjen e parë zyrtare të Përfaqësueses U21.
“Si ekip jemi komponuar mjaft mirë dhe stërvitjet po shkojnë në ritmin e duhur. Kemi lojtarë mjaft të mirë dhe e njohim lojën e njëri-tjetrit, pasi shumica prej nesh luajmë në kampionatin vendor. Besoj tek ky potencial që e kemi dhe shpresoj të kemi një paraqitje sa më të mirë dhe pse jo të shtunën të marrim edhe rezultat pozitiv kundër Irlandës. E dimë se na pret një rival i fortë, por ne po e bëjmë punën tonë dhe mbetet të shihet në ndeshje se sa do të arrijmë t’i kundërvihemi”, ka theksuar Hoti.
Përfaqësuesja U21 do t’i ketë edhe dy stërvitje tjera para ndeshjes së të shtunës kundër Irlandës.