BUNDESLIGA
Në vitin debutues, shpallet trajneri i vitit
22 March, 2017 @16:27
Pas vetëm 13 muajve në krye të Hoffenheimit, Julian Nagelsmann është shpallur trajneri më i mirë i Bundesligës. Ky çmim u prit me bujë të madhe nga mediat e gjithë botës, kur dihet që Nagelsmann është në vitin e tij debutues dhe është vetëm 29 vjeçar.
Hoffenheimi i Nagelsmannit ka treguar futboll të shkëlqyer këtë sezon, ndërsa ndodhet në vendin e katërt pas 25 xhirove dhe ka shumë gjasa që të kualifikohet për në Champions League, e kjo ka bërë që ky çmim t’i takojë trajnerit revolucionar, i cili ka thyer çdo barrierë të moshës sa i përket drejtimit të klubeve si kryetrajner.
“Për mua ishte një befasi, por jam shumë krenar dhe nuk më besohet ende që e fitova këtë çmim që nga viti im debutues si trajner.” - ishin fjalët e 29-vjeçarit pas marrjes së çmimit.
Për Nagelsmannin ishte shkruar edhe më herët, derisa ishte quajtur “foshnja Mourinho që po befason botën.”