SHPRESAT
Kosova U21 niset drejt Irlandës
22 March, 2017 @10:42
Përfaqësuesja U21 e Kosovës është nisur sot në orët e hershme të mëngjesit drejt kryeqytetit të Irlandës, Dublinit, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2019 kundër Irlandës.
Ekspeditës së Përfaqësueses U21 po i prijnë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bakir Burri, derisa përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica, ka në dispozicion 21 futbollistë.
Kosova në kualifikime gjendet në grupin 5 së bashku me Gjermaninë, Norvegjinë, Irlandën, Izraelin dhe Azerbejxhanin.
Ndeshja e parë kundër Irlandë s luhet më 25 mars nga ora 14:00.