FORCA E SULMIT
Berisha ‘flakë’ në stërvitje
21 March, 2017 @22:21
Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, që pritet të debutojë në ndeshje ndaj Islandës për Kosovën, të premten më 24 mars në Shkodër, ka shkëlqyer sot në “Rexhep Rexhepi”.
Ai gjatë stërvitjeve të Kosovës, është dalluar si pikë sulmi, duke shënuar disa herë në portën e kapitenit Samir Ujkani, të cilin Berisha e ka edhe baxhanak!
“Islanda është një kundërshtar i vështirë, por besoj që me një lojë ekipore, kompakte, do të mund të arrijmë rezultat,” ka thënë ndër të tjera Berisha, që është rekord golashënues i A Ligës australiane të futbollit.
Përfaqësuesja e Kosovës pasdite ka arritur në Shkodër, ndërsa nesër do të vazhdojë me planin stërvitor para ndeshjes ndaj Islandës.