AZZURRI
Italia nis përgatitjet për Shqipërinë
21 March, 2017 @11:57
Përfaqësuesja e Italisë që është aktualisht në vend të dytë të Grupit G kualifikues për Botërorin Rusia 2018, sot ka nisur stërvitjet për duelin ndaj Shqipërisë.
Asnjë lëndim e mungesë nuk është raportuar nga tabori italian deri tash përveç Manolo Gabbiandinit që u lëndua në fundjavë, ndërsa futbollistët kanë vazhduar me stërvitje të lehta.
Ndeshja Itali-Shqipëri luhet më 24 mars në Palermo. Italia nuk ka asnjë humbje në grup.