BASTET
Islanda favorit absolut ndaj Kosovës, thonë bastoret
20 March, 2017 @22:42
Bastoret me renome botërore e kanë vënë Islandën favorit absolut në ndeshje ndaj Kosovës, që zhvillohet të premten në Shkodër.
Kështu, BWin, ndër më të njohurat ka kuotuar fitoren e Islandës me koeficient 1.25, ndërsa barazimin me 6, derisa fitorja e Kosovës ka arritur në 9.5.
Islanda ka 7 pikë, ndërsa Kosova 1 pikë, pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në Grupin I kualifikues për Botërorin Rusia 2018.