SHQIPËRIA U21
Stërvitje taktike për ‘shpresat’ e Shqipërisë
21 March, 2017 @12:34
Në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret ndaj Moldavisë, që luhen më 25 e 27 mars në Elbasan, përkatësisht në Tiranë, nga FSHF-ja është bërë e ditur që Kombëtarja U21 e Shqipërisë po stërvitet në kompleksin olimpik në Durrës.
Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi sot ka punuar në aspektin teknik të lojës, derisa janë provuar disa lloje të ndryshme të rreshtimeve.
Të dyja ndeshjet ndaj Moldavisë zhvillohen me fillim nga ora 15:00.