MEDIA: SKY
Premtimi i çmendur i De Biasit, nëse Shqipëria mposht Italinë
21 March, 2017 @23:32
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, sonte ka bërë një premtim të çmendur nëse Shqipëria do të arrijë të mposht Italinë të premten në Palermo.
“Nëse Shqipëria mposht Italinë, jam i gatshëm që në këmbë të kalojë pothuajse tërë rrugëtimin e Santiagos,” ka thënë De Biasi në Sky Sport sonte.
Quhet “Il Cammino Di Santiago” (Rrugëtimi i Santiagos) dhe përfaqëson një nga ritet e pelegrinazhit fetar më të famshëm dhe njëkohësisht më të lodhshëm në botë. Një rrugëtim në këmbë prej rreth 800 kilometrash, përmes vargmaleve të Pirinejeve deri në qytetin e Santiago De Compostela në krahinën e Galicisë.