MEDIA: KOHA
Kapiteni i Islandës: Vështirë ndaj Kosovës
21 March, 2017 @23:06
Islanda ka fituar simpatinë e adhuruesve të futbollit pas paraqitjeve në europianin e fundit, Franca 2016. Ndërsa tash, po kërkojnë një vend që dërgon drejt Botërorit Rusia 2018.
Kapiteni i reprezentacionit të këtij vendi, Aron Gunnarsson, në një bisedë me Kohën Ditore, ka bërë të ditur se do të jetë vështirë për Islandën në ndeshje ndaj Kosovës.
“Kemi shikuar disa ndeshje të Kosovës dhe mund të them se Kosova është një ekip që krijon shumë raste gjatë një ndeshjeje,” ka thënë Gunnarsson, ndërsa ka shtuar, “Vështirë është për ne të lush kundër Kosovës, që është në gjendje të marrë rezultat pozitiv ndaj çdo kundërshtari.”
Islanda deri tash ka 7 pikë në Grupin I kualifikues për Botëror, ndërsa humbjen e vetme e ka regjistruar ndaj Kroacisë, 2-0.