FORMACIONI TESTUES I DE BIASIT
Testi i parë i De Biasit, me këtë 11-she
22 March, 2017 @15:26
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në stërvitjen e parë të plotë me futbollistët, ka vënë në fushë këtë formacion, që duket se mund ta aplikojë ndaj Italisë.
Formacioni ka qenë i shtruar 4-5-1 në fushë, me Thomas Strakoshën në portë.
Në qendër të mbrojtjes janë vendosur Arlind Ajeti dhe Burim Kukeli, ndërsa në krahë Elseid Hysaj e Ansi Agolli.
Mesi i plotë, Amir Abrashi në qendër bashkë me Ledian Memushajn e Taulant Xhakën, me Andi Lilën e Odise Roshin në krah, ndërsa sulmi i besohet Armando Sadikut.
Gjithsesi, kjo ka qenë vetëm një provë e De Biasit, po shikuar në atë që italiani është kërkues, pak nga kjo mund të ndryshojë në 11-shen startuese ndaj Italisë të premten.