LUKAS PODOLSKI
Ndeshja e fundit!
22 March, 2017 @18:30
Sulmuesi gjerman, Lukas Podolski, sonte do të vesh për herë të fundit në karrierë fanellën e reprezentacionit të Gjermanisë, duke e regjistruar kështu paraqitjen e 130-të për vendin e tij dhe të fundit, pasi që sonte pensionohet nga reprezentacioni.
“Nuk është lehtë të zëvendësohet Podolski në ekip. Ai është unik. Ai është njëri ndër lojtarët më të mëdhenjë që ka prodhuar Gjermania,” ka thënë në konferencë për shtyp para miqësores ndaj Anglisë, Joachim Low, përzgjedhës.
Podolski 31 vjeç deri në fund të stinorit do të vazhdojë të luajë me Galatasarayin e Turqisë, para se të kalojë stinorin e radhës në elitën e futbollit japonez, pasi që ka nënshkruar kontratë me ekipin Vissel Kobe.