PARA MIQËSORES
Anglia me 3 mbrojtës, një debutues, ndaj kampionit të botës
22 March, 2017 @18:25
Përzgjedhësi i ri i Anglisë, Gareth Southgate, do të eksperimentojë mbrojtjen në miqësoren e sontme ndaj Gjermanisë që zhvillohet në Dortmund të Gjermanisë, shkruan BBC Sport.
Anglia pritet t’i dalë gjermanëve në mejdan me 3 mbrojtës, njëri prej të cilëve debutues, Michael Keane (Burnley). Kapiteni Gary Cahill dhe Chris Smalling do ta krijojnë treshen e mbrojtjes angleze sonte.
Ndërsa në duelin kualifikues të cilën Anglia do ta zhvillojë të dielën ndaj Lituanisë, vendin e Cahillit të suspenduar, do ta zë John Stones.
BBC parashikon që Anglia do t’ia nis me këtë 11-she ndaj Gjermanisë: Joe HART; Chris SMALLING, Gary CAHILL, Michael KEANE; Kyle WALKER, Eric DIER, Jake LIVERMORE, Ryan BERTRAND; Adam LALLANA, Dele ALLI dhe Jamie VARDY.