UEFA
Ceferin për reforma transferesh, ndryshime të mëdha në futboll
22 March, 2017 @18:43
Kryetari i ri i UEFA-së, Aleksander Ceferin, ka bërë të ditur që është duke konsideruar sjelljen e limiteve në skuadra, rregullimin e politikës së transfereve të lojtarëve dhe tatimet luksoze.
BBC ka bërë të ditur se avokati slloven, numri një i futbollit në Europë, është duke shikuar mundësinë për të mbyllur hapësirën e skudarave “shumë të mëdha” me ato të vogla ashtu që të balancojë garat europiane në futboll.
Ai nuk ka sqaruar se çka mendon me tatimet luksoze dhe limite. Mirëpo, BBC shkruan se kjo mund të jetë moslejimi i ikjes së skuadrave të mëdha si Real Madrid, Barcelona e Bayern në nivel tepër të madh ndaj ekipeve tjera europiane. Këto skuadra zakonisht japin para të mëdha për të siguruar të talentuarit gjetiu dhe i huazojnë ata.
Chelsea, për shembull, ka më shumë se 30 lojtarë të ekipit të parë të huazuar gjithandej. Juventus, ka 50 të tillë!
“Ne nuk mund të lejojmë që madhësia e disave të hijezojë dhe të përulë të tjerët,” ka thënë Ceferin.
“UEFA ka për detyrë të mbrojë tërë futbollin dhe jo vetëm elitën dhe garat e veta,” ka shtuar ai.