KASIMPASA 1-0 GAZIANTEP

Bersant Celina sjell fitoren e ekipit
1 October, 2022 @16:31
Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, ka shënuar golin e parë të tij në Superligën turke, ndërsa me këtë gol i ka siguruar ekipit të tij fitore ndaj Gaziantepit, 1-0 [Bersant Celina 57].
Celina u zëvendësua në minutën e 87 nga trajneri, ndërsa 90 minuta në fushë për Kasimpasan ka qenë Florent Hadërgjonaj.
Te ekipi i Gaziantepit, në 17 minutat e fundit ka luajtur Valmir Veliu, por pa ndikim në rezultat.
Kasimpasa me këtë fitore ka kaluar për momentin në pozitën e nëntë të renditjes së Superligës turke, me 12 pikë nga 8 ndeshje.