Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Besa eliminon Vëllaznimin nga Kupa

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv

Besa eliminon Vëllaznimin nga Kupa


30 October, 2014 @22:47

Nga ndeshjet e sontme të Kupës së Kosovës në basketboll, dueli më interesant është zhvilluar në Karagaç të Pejës ku Besa ka pritur Vëllaznimin e Gjakovës. 

Përkundër se gjakovarët insistuan, Besa nuk ka lejuar që të mposhtet në vend të vetë dhe i ka eliminuar ata. 

Besa në fund me 7 pikë epërsi ka mposhtur ekipin kuqezi nga Gjakova dhe është kualifikuar tutje në Grupin D, bashkë me Trepçën që mposhti lehtë Kalanë dje. 

Besa ka qenë befasi e stinorit të kaluar në Kupë të Kosovës duke arritur në Final Four, pasi që kishte eliminuar Trepçën në ndeshjen e Final 6.   

Sa i përket ndeshjes së Grupit C, Malisheva ka mposhtur si mysafire Rahovecin 86-92. 

Nikoqiret fitojnë te femrat

Në konkurrencën e femrave, Ylli i Suharekës ka fituar për një pikë Trepçën 56-55 në një ndeshje interesante, kurse Vëllaznimi nuk ka pasur problem ndaj vajzave të Kastriotit, duke i mposhtur 53-36.

REZULTATET E DJESHME DHE GRUPET



REZULTATET:

Meshkujt: Besa-Vëllaznimi 70-63;
Rahoveci-Malisheva 86-92;
Femrat: Ylli-Trepça 56-55;
Vëllaznimi-Kastrioti 53-36;

 
Të gjitha lajmet nga