TË ELIMINUARIT
BOROZANI/Lis Dorambari
BIBL falenderon Vllazninë dhe Teodon
30 January, 2015 @14:53
Pas përfundimit të fazës së parë në stinorin 2014/15 të ligës ballkanike, drejtuesit e kësaj lige kanë shfrytëzuar faqen zyrtare të tyre për të falenderuar për pjesëmarrje ekipet e eliminuara nga kjo fazë.
Vllaznia e Shkodrës, që debutoi këtë stinor në BIBL dhe Teodo e Tivatit nga Mali i Zi, kanë përfunduar në vende të fundit të grupeve të tyre përkatëse dhe nuk do jenë pjesë e kësaj lige në vazhdim.
“Stinori i parë i Vllaznisë në arenën ndërkombëtare, ka qenë me rëndësi pasi që ekipi ka marrë përvojë, ndërsa do të ndihmojë në zhvillimin e basketbollit në Shkodër dhe Shqipëri. Jemi të lumtur që ky ekip ka marrë pjesë dhe e ka përfunduar atë në mënyrën fer dhe korrekte,” shkruhet në komunikatën e Balkan League, të botuar sot.
Vllaznia ka përfunduar e fundit në Grupin B të Balkan League, duke mos shijuar fare fitoren.
Skuadrat kosovare, Peja dhe Sigal Prishtina, kanë kaluar në fazën tjetër të kësaj lige.
TABELA PËRFUNDIMTARE E FAZËS SË PARË
GRUPET E REJA NGA TË KUALIFIKUARIT