Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO GRUPI E

Kampioni mposht Real Madridin

Kampioni mposht Real Madridin


29 January, 2015 @22:53

Kampioni aktual i Europës në basketboll, Maccabi Tel Aviv, ka treguar forcën përballë Real Madridit sonte, duke ua shkaktuar humbjen e parë madrilenëve në fazën e dytë grupore të Euroleague

Ekipi i trajnerit, Guy Goodes, ka mposhtur ngushtë madrilenët në një ndeshje tejet interesante, derisa më meritorët për fitoren e ekipit izraelit kanë qenë: Jeremy Pargo me 11 pikë, 9 asistime dhe 4 kërcime si dhe Sofoklis Schortsanitis me 17 pikë e 8 kërcime. 

Te Reali, Felipe Reyes u dallua me double-double prej 20 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa Sergio Llull shënoi 11 pikë dhe 3 asistime në humbjen e parë të ekipit në Grupin E

Maccabi pas kësaj ndeshjeje ka barazuar bilancin me Realin në 4-1. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague