OOPS!

BOROZANI/ Lis Dorambari
Armstrong Gashi!
29 January, 2015 @22:29
Në ndeshjen e sontme ndërmjet Bashkimit dhe Besës, ndër tjera ka rënë në sy edhe një ndodhi interesante, e cila ka krijuar habi te të pranishmit në palestër.
Basketbollisti amerikan i Besës, Andre Armstrong, në mungesë të fanellës personale, në këtë ndeshje është paraqitur me fanellën numër 5, në të cilën ishte e mbishkruar mbiemri ‘Gashi’, e që në fakt këtë fanellë më parë e veshte basketbollistit Shpend Gashi.
Megjithatë, kjo siç duket i ka dhënë edhe më shumë motivim basketbollistit amerikan, i cili e përfundoi takimin me 18 pikë, duke u bërë koshashënuesi i dytë më i mirë te skuadra e tij.
Fat më të keq se Armstrong kishte basketbollisti i ri i Bashkimit, Shkodran Gashi, i cili nuk u lejua të futet në lojë nga treshja e gjyqtarëve për shkak se nuk kishte numër në fanellë.
Probleme të ngjashme sikur kjo, kur skuadrat e Superligës paraqiten në ndeshje me fanella jo unik për secilin basketbollist, kanë ndodhur edhe në disa raste të mëparshme.