PEJA

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Grapci e Radoni, të suspenduar
29 January, 2015 @15:12
Në një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, Peja, ka bërë të ditur se ka suspenduar basketbollistët e saj Vigan Radoni dhe Rron Grapci.
“Për këtë ata janë suspenduar nga klubi për tre ndeshje, ndaj Besës, Prishtinës dhe Trepçës,” ka shkruar në mes tjerash në komunikatën e klubit të botuar në Facebook.
Si arsye për suspendim, ekipi verdhezi ka cekur një mosmarrëveshje, të cilën nuk e ka bërë të ditur e çfarë natyre është.
Peja është mposhtur në derbi ndaj Sigal Prishtinës mbrëmë dhe ka pësuar humbjen e dytë të stinorit, pas një serie prej 13 fitoreve me radhë.