I RIKTHYERI

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Kërveshi kërkon t’ia nis me fitore
29 January, 2015 @11:00
Trajneri i më i mirë i stinorit të kaluar, i shpallur nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Edin Kërveshi, sot do të shënojë rikthimin e tij në krye të Bashkimit, pas largimit të malaziasit me përvojë, Miodrag Baletic.
E Bashkimi, sot do të pres ekipin pejan, Besa, në Sezai Surroi të Prizrenit, ku kërkon fitoren e parë të vitit 2015.
“Me rëndësi është me fitu sonte. Jam munduar me e rikthy besimin e lojtarëve, derisa kemi analizuar gabimet në ndeshje ndaj Yllit,” ka thënë ekskluzivisht për Borozani.com, Kërveshi sot.
“Do të ngrisim gradualisht diagramin e lojës sonë, derisa po e pranoj ekipin pasi që kanë ardhur lojtarët e ri në skuadër dhe na duhet kohë,” ka shtuar më tej prizrenasi.
“Sa i përket rikthimit tim, unë si gjithnjë jam afër ekipit të Bashkimit, si në kohëra të vështira kur ka qenë klubi si tash. Do të mundohem të jap maksimumin tim, derisa i falenderohem edhe tifozëve të klubit të cilët kanë ardhur që në stërvitjen e parë të na tregojnë përkrahjen” ka cekur trajneri 35 vjeç i Bashkimit.
Kërveshi kishte dërguar Bashkimin stinorin e kaluar në finale të Kupës së Kosovës, derisa Bashkimi u eliminua në PlayOff nga Peja, 2-1.
Bashkimi është aktualisht në pozitën e tretë të klasifikimit dhe kërkon ta ruaj këtë pozitë deri në fund të stinorit.
Ndeshja Bashkimi-Besa nis sonte në ora 19:00.