EURO GRUPI F

Efesi njofton Olympiacosin me humbje
29 January, 2015 @22:44
Anadolu Efes ka regjistruar fitoren e madhe sonte në Euroleague, duke e mposhtur ekipin e pamposhtur deri më tani në fazën e dytë të grupeve, Olympiacos.
Grekët kanë qenë në epërsi gjatë pjesës së parë, edhe pse jo shumë të madhe, mirëpo ekipi turk është rikthyer në çerekun e tretë për të bërë dallimin, derisa në të katërtin ka vulosur fitoren e tretë në Grupin F.
Dontaye Draper me 14 pikë ka qenë më efikasi te ekipi turk, derisa atij i ndihmuan edhe Nenad Krstic me 13 pikë e 4 kërcime si dhe Stephane Lasme me 12 pikë e 6 kërcime.
Te humbësit, që nuk i shkoi asgjë për dore në pjesë të dytë, më të dalluarit për kah pikët e shënuara kanë qenë, Lafayette dhe Mantzaris me nga 11 piëk të shënuara, derisa më efikasi ka qenë Othello Hunter me 12 sosh.
Efes tash ka bilanc 3-2, derisa Olympiacos 4-1.