GAME 2: CELTICS - PACERS
Boston udhëton në Indiana me epërsi
18 April, 2019 @9:24
Skuadra më e trofeshme në NBA, Boston Celtecs, edhe në ndeshjen e dytë të serisë së Play Offit kundër Indiana Pacers, arriti ta mposhtë kundërshtarin me rezultat 99-91.
Kyrie Irving dhe Jayson Tatum shkëlqyen në këtë ndeshje. Irving luajti me 37 pikë, 7 asistime e 6 kërcime dhe Tatum me 26 pikë të tjera.
Te Indiana u dallua Bojan Bogdanovci me 23 pikë e 8 kërcime.
Tani Bostoni kaloi 2-0 në epërsi, derisa seria do të bartet te Indiana. Ndeshja e tretë e serisë do të luhet më 20 prill në ora 02:30 pas mesnate.