KHALID BOUKICHOU
Boukichou kalon në Francë
20 March, 2019 @18:06
Njëri ndër lojtarët kyç në suksesin historik të Prishtinës në FIBA Europe Cup, Khalid Boukichou, është transferuar në Francë.
Qendra belge, është zyrtarizuar te skuadra e Nancy Basket, që garon në PRO B të Francës (Liga e Parë).
26 vjeçari Boukichou, gjatë karrierës së tij me Prishtinën në Superligë të Kosovës luajti me mesatare prej 13.2 pikëve dhe 5.9 kërcimeve për ndeshje dhe arriti ta fitojë Kupën e Kosovës me kryeqytetasit.
Skuadra franceze Nancy Basket, aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 16 fitore e 6 humbje.