EKSKLUZIVE
Kërveshi tregon arsyet e largimit
19 March, 2019 @20:47
E mori ekipin kampion dhe e kaloi tërë vjeshtën pa humbje. U eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa pas kësaj pësoi edhe humbjen e parë kampionale.
Kjo ka qenë e mjaftueshme për trajnerin Kërveshi që të kuptojë se nuk do të mund të çojë më tutje detyrën e tij me vajzat portokallezi, duke falenderuar ato për gjithçka si dhe kryesinë e klubit.
Pas dorëheqjes nga posti i trajnerit te skuadra e femrave të Bashkimit, trajneri Edin Kërveshi ekskluzivisht për TopSporti.com ka treguar arsyet e largimit.
“Pas dy humbjeve nga Prishtina në kupë dhe në ligë, kam parë që nuk mundem të punoj me vajza dhe vendosa të largohem. Ky ishte viti i parë i imi me vajza si trajner.
Falenderoj kryesinë që ka qenë gjithmonë pas meje në çdo aspekt, i falenderoj edhe vajzat që kanë dhënë maksimumin e tyre dhe i dëshiroj suksese ekipit të Bashkimit”.
Kërveshi gjithashtu ka thënë se ka marrë një ofertë, por jo në cilësinë e trajnerit, derisa vendimin për këtë ofertë do ta marrë në ditët në vijim.
Kërveshi më parë gjatë karrierës së tij si trajner kishte çuar ekipin e meshkujve të Bashkimit në finale të Kupës së Kosovës.
Ai gjithashtu është edhe trajner te reprezentacionet e grumposhave të Kosovës.
Bashkimi aktualisht gjendet në pozitën e parë me 13 fitore e 1 humbje.